E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Rezultatet e dy analistëve që iu bashkuan PDK-së, njëri nga ta pritet të jetë jashtë Kuvendit

Duhet lexuar

Shtëpi me formë unike: A do të dëshironit të jetonit këtu?

Sa njerëz, aq edhe temperamente. Sa shtëpi të ndryshme ka, ndërsa ky është tregimi i një shtëpie që është...

Abazoviq: Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, drejtësia ka filluar të funksionojë

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq shkroi në rrjetet sociale se “gjysma e Malit të Zi nuk po fle”, sepse, siç tha...

Reagimi i vajzës 13 muajshe bëri të qeshnin shumë persona

Vajza Luna është 13 muajshe dhe vendosi të zbulojë se si i nuhasin këmbët e babait. Ajo iu afrua babait...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Në mesin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët bazuar në rezultatet momentale të kandidatëve do të sigurojnë ulëse në kuvend, pritet të jetë edhe Ardian Kastrati, profesori universitar.

Kastrati, i cili u bë i njohur më shumë prej rolit të opinionistit politik dhe shfaqjeve të tij të shpeshta në televizionin publik të Kosovës, iu bashkua PDK-së disa javë para zgjedhjeve të 14 shkurtit. Bashkë me Kastratin, në PDK aderoi edhe Faton Abdullahu, një tjetër analist i zhvillimeve politike.

Mirëpo, sipas rezultatit momental të kandidatëve nga lista e Partisë Demokratike, vetëm Ardian Kastrati pritet të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai ndodhet në mesin e 19 kandidatëve më të votuar të listës së PDK-së.

Në këtë listë nuk ndodhet emri i Faton Abdullahut. Nëse nuk ndryshon trendi nga numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë, Abdullahu parashihet të mbetet jashtë kuvendit.

Dy analistët ishin vendosur njëri pas tjetrit në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së. Abdullahu mbante numrin 30 në listë, ndërkaq Kastrati numrin 31.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shtëpi me formë unike: A do të dëshironit të jetonit këtu?

Sa njerëz, aq edhe temperamente. Sa shtëpi të ndryshme ka, ndërsa ky është tregimi i një shtëpie që është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -