E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Real Madridi është klubi me më së shumti ndjekës në botë në rrjetet sociale

Duhet lexuar

spot_img

Sipas raportit të Deloitte Football Money League, madrilenët kryesojnë me 251.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Real Madridi është renditur si klubi i futbollit me numrin më të lartë të ndjekësve të mediave sociale në raportin e fundit të Football Money League 2021, botuar nga firma e konsulencës Deloitte.

“Los Blancos” qëndron në krye të renditjes me 251.5 milionë ndjekës, një numër që vendos bardhezinjtë mbi Barcelonën (248 milionë), Manchester United (140.8 milionë), Juventus (102.9 milionë) dhe Chelsea (93.2 milionë).

Studimi raporton mbi të dhënat nga viti 2020, me ndjekësit e Real Madridit të ndarë si më poshtë: Facebook (110.9 milionë), Instagram (94.5 milionë), Twitter (35.7 milionë), YouTube (6.2 milionë) dhe TikTok (4.2 milionë).

Përveç kësaj, madrilenë janë klubi më i ndjekur në të tre rrjetet e para sociale të lartpërmendura.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img