E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Reagon Xhaka pas gabimit katastrofal sot ndaj Burnley

Duhet lexuar

spot_img

Granit Xhaka ka reaguar pas gabimit të cilin e bëri në barazimin ndaj Burnleyt.

Arsenali dhe Burnley u ndeshën në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, por kur Arsenali ishte në avantazh, Xhaka bëri një gabim i cili i kushtoi skuadrës me gol.

Arsenali ishte duke ndërtuar aksionin nga portieri, dhe Xhaka morri topin dhe u mundua të pasojë, por aty ishte sulmuesi i Burnley, Wood i cili i ndëshkoi “The Gunners” dhe shënoi për të barazuar rezultatin.

Tani, Xhaka ka reaguar në rrjetin e tij social, Instagram.

“I mbaj duart lart për golin e tyre dhe kërkoj falje për gabimin e bërë”, tha Xhaka.

“Ky është futbolli dhe tani edhe unë ndihem i frustruar ashtu si të gjithë ju”, përfundoi Granit Xhaka.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img