E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Reagon Kastrati: Me fjalët e Konicës, nuk kam dashur të ofendoj as Osmanin, e as Graincën

Duhet lexuar

spot_img

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas kritikave që mori lidhur me një status ku përmendte fjalët e veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, që përshkruante një grua në peshë.

Kastrasti ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë as presidenten e sapozgjedhur Vjosa Osmanin, e as deputeten që kaloi nga PDK-ja në Vetëvendosje, Adelian Graincën.
“Postimit që kam bërë ku e citoj Faik Konicen iu paska dhanë drejtim i gabuar! Sa e çela Facebook-un po e shoh që me paskan gozhdu do analista e portale. Unë as që kam qenë t’u e pa seancën për zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru atë postim. As që me ka shku mendja të Vjosa Osmani, as Adelina Grainca, as për asnjë të person të gjallë në këtë botë. …siç paskan aluduar disa”, shkroi ai.

Tutje theksoi se askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi s’ka pas adresë politike e aq me pak seksiste.

“Me ngadal mos bëni turr! Për çështje politike kur dua te reagoj i permendi me emër e mbiemer, qysh i kam përmend gjithë”.

“Tani hapni sytë ju që paskeni marrë turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konicës më poshtë, nga i cili kam nxjerrë atë tekst fjalë për fjalë i cili s’ka të bëjë me politikën aktuale, por thjeshtë është referencë në satirën e Konicës”, u shpreh tutje.

“A ma gjen dikush në postimin tim që kam përmend Vjosa Osmanin apo këdo tjetër”, pyeti ai,.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img