E shtunë, 27 Shkurt, 2021
No menu items!

Ramë Likaj njofton për disa të arriturat në arsim në drejtimin e tij si ministër

Duhet lexuar

​Kosova pa shikues në ndeshjet e shkurtit në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës...

Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Do të detyrohemi t’ju përgjigjemi në një mënyrë që s’do t’ju pëlqejë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën...

Kosovari tenton të hyjë në Gjermani me pasaportë false, dënohet me 900 euro dhe kthehet mbrapa

Një person nga Kosova donte të hynte në Gjermani me pasaportë të falsifikuar prandaj u detyrua nga policia që...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Ramë Likaj, gjatë mandatit të tij si ministër, u përkushtua në reformën në Arsim dhe Aftësim Profesional duke ditur rëndësinë dhe ndërlidhjen që ka për tregun e punës. Në fushën legjislative është bërë:

-Miratimi i dy udhëzimeve Administrative: UA  për strukturën stimuluese për mbështetjen e shkollimit në drejtime deficitare dhe për vajzat në drejtime teknike në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional si dhe UA për Mësimin në Vendin e Punës dhe

-Rregullorja për Sigurimin Aksidental.

Po ashtu, është hartuar dhe miratuar edhe një rregullore për ndërlidhjen e kurrikulave të Arsimit dhe Aftësimit Profesional me fushat deficitare kombëtare dhe tregun e punës.

Janë hartuar edhe udhëzues për implementim të Mësimit në Vendin e Punës dhe Udhëzuesi për sigurimin e cilësisë në vendin e punës, si dhe janë akredituar programet për trajnerët dhe instruktorët në kompani.

Janë rishikuar kurrikulat bërthamë për klasët e 12-ta dhe është hartuar udhëzuesi për implementim të planprogrameve, dokument ky i cili është prezantuar dhe është dorëzuar te të gjitha shkollat për të ndihmuar implementimin e kurrikulave të rishikuara.

Për disa profile të shëndetësisë (4) dhe disa teknike është përfunduar e gjithë pakoja mësimore ku përfshihen standardi i profesionit, kurrikulat bërthamë, materialet mësimore dhe janë duke u implementuar në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP).

Për këtë qëllim, pra të kompletimit të pakos mësimore për IAAP është nënshkruar edhe Marrëveshja për Shkëmbim të Materialeve dhe Përvojave me Shqipërinë ku parashihet dhe veçse ka hyrë në funksion shkëmbimi i ndërsjellë i standardeve, kurrikulave dhe materialeve mësimore për të gjitha profilet në sektorin e AAP. E njëjta iniciative është ndërmarrë edhe me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Janë aprovuar edhe 13 Standarde Kombëtare të Profesionit dhe në pritje për t’u përfshirë në procesin e verifikimit janë edhe 20 të tjera.
Është krijuar Barometri i Tregut të Punës i cili mundëson komunikimin strategjik dhe ndërveprimin e bazave te të dhënave të 10 institucioneve, i cili do të kontribuojë dhe do të mbështesë: hartimin e politikave të bazuara në prova për planifikimin dhe zhvillimin strategjik, digjitalizimin, agjendën e aftësive të BE-së dhe zbatimin e ERP.

Për herë të parë u vendos, komunikimi strategjik i 10 bazave të të dhënave të institucioneve të ndryshme: (1) Agjencia e Punësimit – EARK; 2) MES – EMIS; 3) MES – HEMIS; 4) Administrata Tatimore; 5) Agjencia e regjistrimit të biznesit; 6) Agjencia e Regjistrimit Civil; 7) Agjencia e Regjistrimit të Pensioneve; 8) AKA; 9) AKK dhe 10) Agjencia e Statistikave të Kosovës) në përputhje / kornizë me Agjencinë e Kosovës për Shoqërinë e Informacionit dhe do të shërbejë si themel për të vazhduar më tej.

Ka vazhduar implementimi i programeve për trajnimin e instruktorëve dhe hartimi i programeve të reja dhe analiza e nevojës për trajnime të mësimdhënësve në shërbim.

Me vendim te Ministrit është themeluar Grupi Punues Bërthamë dhe tri Grupe Punuese Teknike: GPT 1: Optimizimi i strukturës qeverisëse të sistemit të AAP-së;
GPT 2: Rishikimi i kornizës ligjore të sektorit të AAP-së;
GPT 3: Reforma e financimit të sektorit të AAP-së në nivel vendi.

Në kuadër të rishikimit të formulës së financimit për AAP-në dhe përcaktimit të kritereve të financimit, në bashkëpunim me projektin ALLED dhe Lux Dev, është hartuar modeli për financimin e IAAP dhe po ashtu është përfunduar kostoja për profile për të gjithë sektorët.

Është funksionalizuar Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe ka operacionalizuar nën komitetet që funksionojnë në kuadër te këtij këshilli këshillëdhënës në nivel vendi.

Kanë vazhduar trajnimet për të gjithë mësimdhënësit në shkollat profesionale për mësimin online dhe digjitalizimin e materialeve mësimore në kuadër të E- Mësimit me përkrahje të GIZ.

Me përkrahje të LUX –Development janë pajisur 6 shkolla profesionale me kabinete të informatikës.

Në kuadër të iniciativave rajonale, përmes projektit ERISEE janë duke u hartuar standardet rajonale dhe poashtu përmes Kultur Kontakt Austria është duke u zhvilluar projekti “Shkolla takon biznesin”, ku hyn bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut – Shqipëri, me fokus në bashkëpunimin shkollë-biznes.

Në kuadër të bashkëpunimit me GIZ, 18 nxënës kanë realizuar praktikën profesionale, si dhe janë trajnuar: 15 profesorë nga profili i ndërtimtarisë dhe 15 nga ai i mekatronikës, 332 instruktorë në vendin e punës, 117 trajnerë në kompani, 43 master trajnerë, si dhe 40 vlerësues të AAP.
Për Mësimin në Vendin e Punës (MVP) janë nënëshkruar  85 Memorandume mes shkollave dhe kompanive, 400 nxënës të AAP-së janë sistemuar në kompani për realizimin e MVP (me fokus në 3 profile: ndërtimtari, mekatronikë dhe shitje me pakicë), si dhe janë organizuar trajnime dhe takime online me Kompanitë e Rrjetizimit dhe sesione informuese për fondin e sfidës të Bankës Gjermane KFë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë edhe akredituar dy shoqata për Instruktorë në vendin e punës. Ndërsa, platforma Moodle është përdorur për: trajnime, materiale mësimore dhe informata tjera të nevojshme për shkollat dhe kompanitë.
-Gjithashtu, është rishikuar Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), e cila është aprovuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe është finalizuar
-Rregullorja për përcaktimin e procedurave për Aplikimin e Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) për akreditim institucional, validim dhe aprovim  të kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimit (KKK), dhe për aplikim të institucioneve që zbatojnë Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP).

Ndër të tjera, edhe një lëvizje me efekte pozitive drejt identifikimit të nevojave për shkathtësi është bërë rishtazi me hapjen e Zyreve për Orientim në Karrierë nëpër disa shkolla të AAP-së me përkrahje të projektit zviceran EYE.

Një veprim të ngjashëm është duke e mbështetur edhe në disa Komuna apo AAP duke iniciuar themelimin e Zyrave për bashkëpunim me ekonominë dhe këshillim ne karrierë.

Një dinamikë e tillë po e shoqëron edhe këtë vit. Në planifikimin për vitin 2021 janë paraparë:

1.Fillimi i projektit te Kfë – përgatitja e shkollave dhe bizneseve partnere për aplikimin për grandet që ofron Kfë.
2.Hartimi/përfundimi i UA për zyrën për bashkëpunim me bizneset në kuadër të divizionit bazuar në ligjin e AAP.
3.Informimi I shkollave për mësimin në vendin e punës si dhe përgatitja e procesit në bashkëpunim me instruktorët në shkollë dhe kompani.
4.Vazhdimi i trajnimeve të mësimdhënësve dhe drejtorëve në fusha të caktuara si : përdorimi i teknologjisë, instruktorët në vendin e punës ( për ato shkolla qe ka interesim dhe nuk ka instruktorë të trajnuar).
5.Vazhdimi i punës me hartuesit e kurrikulave që është në proces.
6.Funksionalizimi I Grupeve Punuese Teknike dhe ndarja e detyrave dhe përgjegjësive dhe mbajtja e takimeve me prioritet në kuadër të :
a. Optimizimit të strukturës qeverisëse të sistemit të AAP
b. Rishikimin e Kornizës ligjore
c. Reformën e financimit të sektorit të AAP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

​Kosova pa shikues në ndeshjet e shkurtit në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -