E hënë, 8 Mars, 2021
No menu items!

Rama sulmon Vjosa Osmanin: Bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë (VIDEO)

Duhet lexuar

McLaren F1 që u prodhua në vetëm 64 kopje shitet për 15 milionë dollarë

Një vepër arti nga një makinë. McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë shitet aktualisht...

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës, vjen reagimi i myslimanëve

Zvicra votoi ngushtë në një referendum për të ndaluar gratë të veshin burka ose veshjet që mbulojnë fytyrën në...

MC Kresha dhe Lyrical Son lansojnë këngën e re “Criminal Immigrant”

Dyshja e njohur, MC Kresha dhe Lyrical Son, janë ndër më të dashurit për publikun shqiptar. Ata tashmë e kanë...

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” komentoi edhe vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë.

Rama tha se një presidente në detyrë u shfaq duke bërë politikë të brendshme të Kosovës.

Sipas tij politika rajonale e Kosovës është bërë si kalaja e Rozafës.

“Unë mund të them që sigurisht që objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, sikundër edhe e kujtove. Zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje problemesh. Përtej kësaj nuk do të thotë që ne nuk kemi probleme me Kosovën, për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e jashtme është bërë e brendshme dhe e brendshmja e jashtme, dhe kjo e ka rraskapitur Kosovën. Ky është problemi që unë e kam adresuar tek udhëheqësit e Kosovës dhe ta adresoj edhe publikisht dhe padashur të rëndoj askënd dhe për asgjë, është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj “Shengenit Rajonal”, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafes”, tha ai.

Rama më tej sulmoi drejtpërdrejt Vjosa Osmanin, pasi tha se bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë.

“Një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë një politikë të brendshme. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish dhe të bësh propagandë në Tiranë, për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi, sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën Milot-Fier”, u shpreh Rama./EuroNews/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

McLaren F1 që u prodhua në vetëm 64 kopje shitet për 15 milionë dollarë

Një vepër arti nga një makinë. McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë shitet aktualisht...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -