E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Rama në Kukës për vaksinimin e mjekëve kosovarë: Jemi një

Duhet lexuar

spot_img

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vizituar rreth 250 mjekët nga Kosova që janë duke marrë vaksinën kundër COVID-19.

Ai aty premtoi se edhe në ardhjen e kontingjentit tjetër do të ketë vaksina për mjekët kosovarë,

“Për momentin është e rëndësishme që të fillojmë me bluzat e bardha dhe s’ka kuptim që ne të mbarojmë tonat dhe ju s’keni filluar akoma. Qysh në momentin e parë që kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë kemi thënë që jemi gati, por kompanitë e vaksinave s’lejojnë të rieksportohen dhe kjo është me kontratë që s’mund ta marrësh dhe ta nxjerrësh diku tjetër.
Por kjo është si me qenë në Kosovë, sepse jemi në Kukës. Jemi një dhe ne vazhdojmë”

“E ardhmja dihet se cila është, por edhe në të sotmen jemi një dhe bashkë dhe mirë se keni ardhur. Do të bëjmë gjithçka deri në fund. S’do ta lëmë me kaq”.

“Kukësi është edhe i Shqipërisë edhe i Kosovës”.

Ndërkaq, mjekët nga Kosova thanë se s’kërkojnë vaksina prej askujt tjetër veçse prej Shqipërisë



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img