E premte, 5 Mars, 2021
No menu items!

Qytetarët nuk besojnë në premtimet klishe të partive politike

Duhet lexuar

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

Në intervalin aktual, një nga modelet më të shpejta të Audi punon me energji elektrike. Ai ju lë pa...

Ja çfarë duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë e bukur nëse ju...

Ky është gabimi më i keq që mund të bëni kur përpiqeni të flini natën

Kur e kemi të pamundur të biem në gjumë, instinkti ynë i parë është që thjesht të qëndrojmë në...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Besimi i qytetarëve të Kosovës në premtimet që partitë politike i japin gjatë fushatave parazgjedhore dhe zgjedhore, është mjaft i ulët , thonë disa qytetarë të Prishtinës.

Qytetarët do të jenë mosbesues edhe ndaj premtimeve që do t’u japin këto parti para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Qytetarët, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se përvojat e deritashme nga fushatat zgjedhore të kaluara, kanë treguar se pjesa më e madhe e premtimeve të partive politike, që garojnë për ulëset e Kuvendit të Kosovës dhe për të qeverisur vendin, nuk përkojnë me realitetin.

Për më shumë, siç thonë ata, premtimet që eventualisht kanë pasur bazë reale për t’u realizuar, të shumtat nuk janë realizuar.

Qytetarët: Premtimet e parealizuara

Dorina Lluka nga Prishtina, thotë që realiteti i krijuar në Kosovë lë pak hapësirë që t’iu besohet premtimeve të partive politike.

“Ju besoj shumë pak. Ndoshta është koha që partitë të reformohen dhe të kuptojnë që nuk munden vetëm të premtojnë dhe të mos realizojnë (premtimet). Sidomos është shumë i rëndësishëm aspekti i investimit te të rinjtë. Besoj që të gjitha partitë duhet ta kenë prioritet investimin konkret te të rinjtë, sidomos për edukimin joformal. Ne e shohim se të rinjtë tërë kohën janë rrugëve. Nganjëherë edhe nuk shohin shpresë. Kështu që obligim moral i secilës parti është që të inkuadrojë planifikimet strategjike për të rinjtë, të mundohen që t’i përfshijnë ata, por edhe t’i realizojnë në rast se fitojnë”, tha Lluka.

Shqipërim Rudaku, një i ri nga Prishtina, i cili në zgjedhjet e sivjetme do të dalë për herë të parë që të votojë, thotë se e ka humbur besimin në shumicën e partive politike si dhe në premtimet e tyre.

Megjithatë, ai thekson se edhe premtimeve të partisë, të cilën ka vendosur që ta votojë, so t’iu besojë vetëm gjysmës së tyre.

“Ky 50 për qind i besimit është vetëm për një prej partive. Vetëm për një, sepse këto tjerat na kanë ardhur te hunda duke na gënjyer, për liberalizimin e vizave, që është edhe e nevojshme për ne. Për të tjerat mos t’i përmendim fare, për vende të punës dhe të tjera. Tash për tash jo, nuk u besoj, e pastaj të shohim”, tha Rudaku.

Mendim të përafërt ka edhe Ismet Namani nga Prishtina. Ai shpreh mendimin që premtimet që partitë politike do të japin gjatë fushatës zgjedhore, do të jenë premtime klishe.

Deri më tash, siç thotë ai, partitë politike, në përgjithësi, rrallëherë kanë mbajtur premtimet që kanë dhënë. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë humbur besimin në to dhe në premtimet e tyre.

Ai thotë se madje do të ishte i kënaqur sikur partitë politike të realizonin vetëm gjysmën e premtimeve që japin.

“Nëse vetëm i afrohet 50 për qindëshit, ne jemi shumë të kënaqur. Mirëpo, kurrë nuk i janë afruar, as në të kaluarën e as tash nuk do t’i afrohen. Kjo është e dhimbshme. Tash e 21 vjet, vetëm ta marrim rastin e shëndetësisë. Nuk ka subjekt politik që s’ka folur për shëndetësi tash e 21 vjet. Çfarë të besojmë më shumë? Tash e 21 vjet ne nuk kemi sigurime shëndetësore”, theksoi Namani.

Ndëshkimi i shkelësve të premtimeve, mesazh nga qytetarët

Analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se partitë politike, në vazhdimësi në fushatat zgjedhore të disa palë zgjedhjeve me radhë, kanë dhënë premtime, të cilat nuk kanë qenë në përputhje me realitetin.

Siç thekson ajo, partitë politike kanë bërë premtime për punësime me shifra shumë të mëdha që nuk ishin në përputhje me buxhetin e vendit, premime për rritje pagash, për barazi gjinore dhe shumë të tjera, të cilat nuk kanë arritur të adresohen në programet qeveritare, në momentin kur partitë e caktuara kanë ardhur në pushtet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

Në intervalin aktual, një nga modelet më të shpejta të Audi punon me energji elektrike. Ai ju lë pa...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -