E shtunë, 25 Mars, 2023
No menu items!
spot_img

Qindra vatra zjarresh në Itali, lëndohen pesë persona në Peskara – 800 persona evakuohen nga shtëpitë e tyre

Duhet lexuar

spot_img

Të paktën pesë persona janë lënduar, kurse turistët janë evakuuar pasi që zjarri ka shkatërruar pyjet në afërsi të plazhit në Peskara të Italisë.

Siç raporton The Guardian, një vajzë 5-vjeçare është hospitalizuar, por mjekët kanë konfirmuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Rreth 800 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe ata që ishin brenda një apartamenti që u përfshi nga zjarri, e në një rezervat janë shkatërruar 53 hektarë të pyllëzuara.

“Jemi detyruar të evakuojmë disa shtëpia në plazh për shkak të tymit”, ka thënë kryetari i Peskaras, Carlo Maski.

“Problemi më i madh janë erërat e nxehta. Po punojnë me tërë kapacitetet që dëmet të jenë sa më të vogla”, ka shtuar ai.

Gjatë vikendit të kaluar janë regjistruar mbi 800 vatra zjarri, kryesisht në jug të vendit ka bërë të ditur drejtori i zjarrfikësve në këtë qytet italian.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo