E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor(DOKUMENTI)

Duhet lexuar

spot_img

Anëtarja e Parlamentit britanik Wendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur me nota optimiste Presidentit të Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri pas kërkesës zyrtare të tij për mbështetje me vaksina të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Në një letër të dërguar në shkurt 2021, Presidenti Zenel Hoxha i paraqiste kryeministrit Boris Johnson problematikat dhe impaktin shkatërrues të pandemisë COVID-19 në Ballkan. Duke marrë parasysh efektivitetin e fushatës britanike të vaksinimit, ai i kërkonte kryeministrit Johnson mbështetje për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit me doza vaksinash.

Përgjigja e Ministres Morton si përfaqësuese e kryeministrit Johnson u përgjigj pozitivisht për angazhimin britanik në këtë drejtim. Në përgjigjen e saj, ajo theksonte se Britania është një nga ideatoret dhe donatoret e para të iniciativës COVAX, e cila ofron mbështetje me vaksina për vendet në zhvillim. Në vijim të kërkesës zyrtare të zotit Hoxha drejtuar kryeministrit Johnson për të vënë në dispozicion surplusin e vaksinave që do të mbeten përtej ezaurimit të nevojës së brendshme, Ministrja Morton theksoi se Britania e Madhe synon t’i vërë në dispozicion ato vaksina për vendet në nevojë. Ajo u tregua optimiste se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera do marrin në dorëzim doza të vaksinës Oxford AstraZeneca nëpërmjet COVAX brenda qershorit.

E themeluar në vitin 2002, Dhoma Britanike e Tregtisë ka si synim të promovojë marrëdhëniet shqiptaro-britanike dhe të krijojë mundësi zhvillimi investimet britanike në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo ka filluar një fushatë intensive kontaktesh me autoritetet zyrtare dhe organizata të tjera në Britaninë e Madhe për të garantuar mbështetje të vendeve të Ballkanit perëndimor me vaksina dhe në rimëkëmbjen ekonomike.

Letra e zotit Hoxha drejtuar kryeministrat Johnson dhe përgjigja zyrtare e Ministres Morton mund të gjenden më poshtë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

Koha ishte shumë e mirë në Kalifornia dhe dielli po shkëlqente, pak para se Apple të dilte jashtë dhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img