E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Qesharake: Putini zgjidhet mashkulli më tërheqës në Rusi

Duhet lexuar

spot_img

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zgjedhur si mashkulli më tërheqës në Rusi, besojeni ose jo.

Sipas një ankete me 2.000 pjesëmarrës të të dyja gjinive, shefi i Kremlinit është burri më i pashëm në vendin me mbi 144 milionë banorë.

Burri 68-vjeçar, i cili e udhëheq për një kohë të gjatë shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë, ishte i vetmi që kishte përqindje dyshifrore të votave në këtë anketë.

Të pyetur se kush është burri më tërheqës në vend, 18 për qind e burrave pjesëmarrës në anketë dhe 17 për qind e grave thanë se ai është presidenti i vendit, shkruan Daily Mail.

“Në këtë fushë, as aktorët, as atletët, as politikanët tjerë nuk mund të garojnë me të sot”, shkroi faqja SuperJob, që e publikoi anketën.

Rezultatet e kësaj ankete u publikuan vetëm disa ditë pasi ligjvënësit rusë e miratuan ligjin që ia mundëson Putinit qëndrimin në pushtet si president deri në vitin e largët, 2036.

Anketa është bërë me 1 mijë burra dhe 1 mijë gra në mbi 300 qytete në pjesë të ndryshme të Rusisë, nga 22 marsi deri më 31 mars.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img