E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

PSG nxjerr në shitje Mauro Icardin

Duhet lexuar

spot_img

Paris Saint Germain ka vendosur ta nxjerr në shitje sulmuesin argjentinas Mauro Icardi.

Kampioni në fuqi i Francës nuk dëshiron ta mbajë më tej sulmuesin, për faktin se ai nuk pëlqehet nga trajneri Mauricio Pochetino.

Një tjetër arsyeje që PSG dëshiron largimin e lojtarit është edhe paga e tij prej 10 milionë eurove në sezon.

Mediat franceze kanë raportuar se parisienët tanimë kanë nxjerr në shitje yllin argjentinas dhe i kanë vendosur një çmim të largimit.

Për ta lënë të lirë 28-vjeçarin, PSG po pretendon t’i fitojë mbi 40 milionë euro.

E ardhmja e sulmuesit mund të jetë përsëri në Itali, ku skuadra si Roma, Milan, Juventus dhe Napoli kanë shprehur interesim për të.

Reprezentuesi argjentinas këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare me PSG-në, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo