E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Provokimi i radhës nga Kremlini: Putin e mban me vete valixhen bërthamore

Duhet lexuar

spot_img

“Presidenti Vladimir Putin i mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet nëse presidenti Putin e kishte me vetë “valixhen bërthamore” gjatë fundjavës në Siberi me ministrin e Mbrojtjes.

Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit, raporton A2.

Shërbimi fotografik i realizuar në tajgë së bashku me frazën “valixhja bërthamore” që janë realizuar nga Tass mund të jenë pjesë e strategjisë diplomatike të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara.

Tensioni mes dy vendeve së fundmi janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Biden refuzoi të kishte një përballje të drejtpërdrejt me Putin.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

‘Basic Instinct’ i vitit 1992 restaurohet nё 4K nga Studiocanal

Studiocanal ka porositur restaurimin me teknologjinё 4K të trillerit erotik të Paul Verhoeven tё 1992 ‘Basic Instinct’, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img