E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se Liburn Aliu ka qenë në dijeni se kundër tij është ngritur aktakuzë

Duhet lexuar

spot_img

Pas publikimit të lajmit se Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës Liburn Aliu akuzohet për keqpërdorim detyre derisa ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ka reaguar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Parmës një njoftimi, PTh në Prishtinë ka sqaruar se Prokurori i Shtetit, me datë 17.04.2019, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’ rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (me datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara më 24.07.2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Prishtinë, 23 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23.04.2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit,  me datë 17.04.2019,  ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’ rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (me datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara më 24.07.2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së. Të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.

Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit, nga neni 242, paragrafi 1 i KPP-së.

Në momentin kur aktakuza dërgohet në gjykatë, e njëjta obligohet t’i pajisë palët në procedurë me aktakuzë. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e aktakuzës të pandehurit apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës  më parë, neni 245, paragrafi 2 i KPP-së, çka dmth se me Aktakuzë palët i pajisë Gjykata kompetente.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Kampionati Botëror i Snookerëve 2021 nё Teatrin ‘Crucible’ nё Sheffield, Angli

Kampioni nё fuqi Ronnie O'Sullivan ka vendosur të mbrojë titullin e tij në Kampionatin Botëror t` Snooker, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img