E enjte, 2 Dhjetor, 2021
No menu items!
spot_img

Priten 500 mijë doza Coronavac për të vijuar vaksinimin në Shqipëri

Duhet lexuar

spot_img

Mungesa për vaksinën kineze anti-covid pritet të zgjidhet pas disa ditësh. Me firmosjen e kontratës nga qeveria shqiptare, 500 000 doza të tjera Coronavac do të vijnë për të vijuar procesin e vaskinimit.

“Lajmi i mirë është që kemi kontratën e re të firmosur nga qeveria shqiptare për 500 000 doza të tjera Coronavac. Pritet që të vijnë në ditët në vazhdim dhe do të jetë e mundur të vaksinohet popullata si me dozën e dytë, ashtu edhe me dozën e parë”, shprehet Iria Preza, specialiste e programit të vaksinimit.

Ekspertët e programit të vaksinimit theksojnë se zgjatja e afatit pas dozës së parë nuk krijon probleme. Madje, sipas studimeve të fundit, specialistët thonë se shtyrja e dozës së dytë krijon më shumë antitrupa mbrojtës ndaj COVID-19: “Nuk është asnjëherë problem nëse e shtyjmë. Kjo është një procedurë që e kryejmë edhe tek vaksinat e kalendarit të fëmijëve. Doza e parë fillon të japë imunitet dhe me plotësimin e dozës së dytë krijohet mbrojtje më e lartë”.

Ndryshe nga kontigjenti i parë i vaksinës Coronavac, i cili erdhi nga Kina përmes marrëveshjes me Turqinë, sasia që pritet të vijë paketohet nga distributori turk, me të cilin qeveria shqiptare ka firmosur kontratën.

Mungesa e vaksinës kineze ka shkaktuar ndërprerjen e procesit për personat që duhet të merrnin dozën e dytë. Ndërkaq, vijon procesi i vaksinimit me AstraZeneca, me vaksinën ruse Sputnik dhe atë Pfizer.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo