E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Prindërit e foshnjave të porsalindura në Skenderaj marrin nga 100 euro

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se kanë bërë ekzekutimin e pagesave të para për fëmijët e porsalindur.

Jashari ka bërë të ditur se kanë qenë 70 aplikime,

“Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e porsalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje. Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në mënyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se përkrahja për familjen dhe fëmijët duhet të jetë më e madhe, por që buxheti është i limituar.

“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni”, thotë ai.

Kryetari i Skenderajt, thotë se krahas ndihmave nga komuna, edhe shtetit duhet të fillojë me dhënien e shtesave.

“Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në mënyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve. Uroj që të kemi sa më shumë lindje”



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Karteli i Meksikës përdor “dronë shpërthyes” për të sulmuar policinë – detajet e sulmit të fundit

Dy oficerë policie u plagosën në shtetin perëndimor të Michoacán të martën kur pajisjet eksplozive u hodhën mbi ta...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img