E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Presidenti i PSG-së: Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë këtu përgjithmonë

Duhet lexuar

spot_img

Spekulimet lidhur me të ardhmen e dy yjeve të PSG-së, Kylian Mbappe dhe Neymar vazhdojnë, por presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi ka besim se ata do qëndrojnë në “Parkun e Princave”.

Pasi eliminuan Barcelonën nga Liga e Kampionëve, Al Khelaifi ndjen se asnjëri prej tyre nuk do largohet.

“Mbappe dhe Neymar janë ‘Parisienë’ dhe do qëndrojnë në Paris gjithmonë”, ai tha për RMC.

Është hera e parë që pas disa muajve se presidenti i PSG-së ka folur zyrtarisht për dy yjet e skuadrës.

Al Khelaifi gjithashtu u shpreh i gëzuar që eliminuan Barcelonën, derisa tha se rikthimi i ‘çmendur’ para katër viteve është harruar.

“Është nder i madh të jemi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Unë e kam harruar çfarë ka ndodhur para katër viteve”.

“Do mbetet në histori, por luajtëm dhe eliminuam një ekip të mirë te Barcelonës. Jemi në tetë skuadrat e fundit”, deklaroi ai.

Pas hedhjes së shortit, pritet të shihet me kë do takohet PSG në çerekfinale, derisa deri me tani kualifikimin gjithashtu e kanë siguruar edhe tri skuadra, Liverpool, Porto dhe Borussia Dortmund.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Karteli i Meksikës përdor “dronë shpërthyes” për të sulmuar policinë – detajet e sulmit të fundit

Dy oficerë policie u plagosën në shtetin perëndimor të Michoacán të martën kur pajisjet eksplozive u hodhën mbi ta...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img