E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Policia vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave anti-COVID

Duhet lexuar

spot_img

Policia e Kosovës edhe sonte ka vazhduar me kontrolle në zbatim të planit operativ për respektimin e masave anti-COVID, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Në komunikatën në faqen e saj zyrtare në Facebook, Policia thotë se shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë vazhdon të mbetet prioritet në këtë periudhë pandemie

“Policia e Kosovës që nga shfaqja e rasteve të para të infektimit me virus Covid-19 është angazhuar me përkushtim në ofrimin e mbështetjes për autoritetet shtetërore në funksion të menaxhimit të situatës, implementimit të planeve në zbatim të masave dhe kufizimeve për të parandaluar përhapjen e virusit”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se pavarësisht detyrave dhe angazhimeve tjera policore, në çdo kohë dhe në çdo vend, Policia është duke operuar me zyrtarët e saj dhe Inspektorët e AUV, për të kontribuar në respektimin e masave dhe në ruajtjen e shëndetit publik.

“Prandaj, respektoni masat e vendosura në të mirë të secilit, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese sipas ligjit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img