E hënë, 8 Mars, 2021
No menu items!

Policia jep detaje për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit, të përfshirë 8 persona

Duhet lexuar

McLaren F1 që u prodhua në vetëm 64 kopje shitet për 15 milionë dollarë

Një vepër arti nga një makinë. McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë shitet aktualisht...

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës, vjen reagimi i myslimanëve

Zvicra votoi ngushtë në një referendum për të ndaluar gratë të veshin burka ose veshjet që mbulojnë fytyrën në...

MC Kresha dhe Lyrical Son lansojnë këngën e re “Criminal Immigrant”

Dyshja e njohur, MC Kresha dhe Lyrical Son, janë ndër më të dashurit për publikun shqiptar. Ata tashmë e kanë...

Gjatë ditës së sotshme, djali i politikanit serb, Nenad Rashiq ka qenë pjesë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.”

“Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.”

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur).”

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shprehë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

McLaren F1 që u prodhua në vetëm 64 kopje shitet për 15 milionë dollarë

Një vepër arti nga një makinë. McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë shitet aktualisht...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -