E shtunë, 6 Mars, 2021
No menu items!

Stuhitë dhe moti i keq – pasojat në SHBA, një pjesë e madhe e të prekurve po jetojnë në terr

Duhet lexuar

Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës në Kosovë

Pasi ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, i ftohti me reshje shiu...

Twitter do të lejojë që disa postime të bëhen me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re...

Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare

Albatrosi i njohur me emrin ‘Wisdom’ (Dituri), zogu i egër më i moshuar i botës, ka çelur vezën e...

Një stuhi e frikshme dimri dhe i ftohti i acartë kanë pushtuar mbarë Shtetet e Bashkuara por Teksasi është ai që po i ndjen më shumë pasojat, ku energjia elektrike është shkëputur me miliona banorë që kanë mbetur në errësirë prej ditësh tashmë.

Sipas autoriteteve shtetërore, nga kufiri me Meksikës deri në Oklahoma e Houston, banorët po jetojnë në terr.

Zyrtarët e Teksasit thanë po ashtu se fajtore është kompania e shpërndarjes së energjisë e për këtë do të nisin hetimet.

Por problemet me energjinë janë shoqëruar këto edhe me temperaturat më të ulëta rekord, që duket se do të vazhdojnë deri në fund të javës.

Mbi 21 milionë qytetarë apo thuajse 70% e popullsisë së Teksasit, po jetojnë pasojat e këtij dimri të rëndë.

Ndërkohë sipas shërbimit meteorologjik, stuhia e acartë po zhvendoset drejt lindjes ndërsa parashikojnë se temperaturat do të rriten lehtë javën e ardhshme, edhe pse në shumë shtete do të mbeten përsëri nën temperaturat normale të dimrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës në Kosovë

Pasi ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, i ftohti me reshje shiu...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -