E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Plazhet po bëhen gati në Shqipëri, maji deri në 30 gradë Celsius

Duhet lexuar

spot_img

Meteorologët bëjnë me dije se parashikimi i motit për këtë muaj, që sapo ka nisur, tregon për temperatura të larta, me disa alternime për periudha të shkurtra.
Theksohet se ky muaj do të jetë më i ngrohtë se normaliteti i tij. Pritet që muaji maj të sjellë alternime të periudhave të gjata me diell dhe temperatura të larta me periudha më të shkurtra, të cilat do të sjellin mot të freskët dhe pak reshje. Parashikohet që maji të shënojë temperatura mbi 30 gradë që në 15 ditët e para të tij.

Të shumtë janë kosovarët që duan të kalojnë vikende në plazhet e Shqipërisë. Mijëra kosovarë vizituan muajin e kaluar Shqipërinë.

Muaji maj pritet që të jetë një muaj turistik në Shqipëri, pasi që moti do të jetë me kthjellime. Ato do të shfaqen gjatë pjesës së parë në javës në formën e shirave të dobët në zona të izoluara dhe vetëm nga data 7-8, pritet që reshjet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit dhe në sasi disi më të konsiderueshme, por sërish do të kenë kohëzgjatje disa orëshe dhe jo e gjithë dita.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rënie me 2-3 gradë nga e hëna në të mërkurë kur vlerat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 7 në 23-24 gradë, por pjesa e dytë e javës do të sjellë rritje të temperaturave në vend, duke i ngjitur ato sërish në vlera nga 11 në 28-29 gradë Celsius.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img