E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique: Kosova ekip i rrezikshëm!

Duhet lexuar

spot_img

Kosova do të luajë kundër Spanjës të mërkurën nga ora 20:45, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës Katar 2022.

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka folur para ndeshjes për media, duke analizuar këtë ndeshje të rëndësishme për skuadrën e tij.

“Unë pres një rival si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia”.

“Ata janë të guximshëm dhe do të na rrezikojnë. Është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Kanë një sulm të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”, ka thënë fillimisht Enrique.

Tutje ai u ndal dhe foli për gjendjen e lojtarëve si Jordi Alba dhe Sergio Ramos, pasi për këtë të fundi u fol se nuk është në gjendjen më të mirë.

“Alba është shumë vendimtar në fazën sulmuese. Unë e kam parë atë në një nga versionet e tij më të mira. Jam i kënaqur dhe shpresoj që ai të vazhdojë kështu”.

“Sergio është në gjendje të mirë dhe unë do ta komunikoj vendimin nesër. Gjithmonë do të ketë spekulime”, deklaroi ai.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Gërvalla dhe Bregu bisedojnë për krijimin e tregut të përbashkët rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img