E enjte, 2 Dhjetor, 2021
No menu items!
spot_img

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Duhet lexuar

spot_img

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth orës 01:00 pas mesnatës, në qytetin Falkensteinstrasse të St. Gallenit.

Në këtë përleshje është përfshirë një 46-vjeçar nga Kosova, ku ka mbetur i plagosur së bashku me gruan e tij 43-vjeçare, por që gjendja e saj shëndetësore është e mirë, pasi është plagosur lehtë.

I dyshuar për plagosjen e çiftit është një tjetër kosovar, i moshës 23-vjeçare, i cili u paraqit në polici. Ai u arrestua pasi akuzohet se ka plagosur 46-vjeçarin gjatë konfliktit.

Policia e kantonit St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i kantonit St.Gallen, po heton historinë e deliktit, transmeton albinfo.ch.

46-vjeçari i plagosur u desh të transportohej në spital nga shërbimi i ambulancës. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vet.

Në këtë ngjarje janë përfshirë disa patrulla nga Policia e Qytetit St.Gallen dhe ajo e Kantonit St.Gallen.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo