E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut

Duhet lexuar

spot_img

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga shkarkimin e Liburn Aliut nga pozita e ministrit të Infrastrukturës.

Gjoshi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan “Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për aktakuzën”

Lexoni të plotë postimin:

Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për aktakuzën, por politikanin e përgjegjshëm.

Tani që e konfirmove lajmin dorëhiqu dhe lejoje drejtësinë ta bëjë punën pa asnjë pengesë.

Ndiqe shembullin e kolegëve të përgjegjshëm nga politika që ofronin dorëheqjen nga detyra kur akuzoheshin zyrtarisht.

Bëhu ministri i parë që jep dorëheqjen në ditën e parë të punës.

Albin Kurti duhet ta jap shembullin nga shtëpia e tij. Ai duhet ta shkarkojë nga detyra z. Aliu, për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë.

Pavarësisht se jemi kundërshtarë politik, ju z. Kurti duhet të merrni shembujt e mirë nga z. Kadri Veseli”.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img