E premte, 15 Janar, 2021
No menu items!

Pas hulumtimit të KALLXO.com, shkarkohet menaxheri i kontratës së sigurimit fizik në QKUK

Duhet lexuar

Zgjatet orari i lëvizjes për qytetarët, për gastronominë dhe qendrat tregtare

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCovid. Në vendimin e marrë nga...

Kamionët nga Kosova nuk po lejohen të futen në Serbi, transportuesit po pësojnë humbje të mëdha

Serbia nuk po lejon kompanitë transportuese nga Kosova që të hynë në territorin e saj me tabelat me regjistrimin...

Pamjet që tronditën botën nga masakra e Reçakut 22 vjet më parë

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në...

Më tetë dhjetor KALLXO.com publikoi hulumtimin ‘Sallamadia në Infektivë’ ku tregon gjendjen nëpër klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19, në hulumtim shihej qartë se familjarëve u lejohej të qëndrojnë me pacientët në një dhomë, gjë e cila është e ndaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së infeksionit.

Pas këtij hulumtimi, u. d. i drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka shkarkuar menaxherin e kontratës së sigurimit fizik, dhe ka kërkuar takim dhe raport urgjent nga kompania me të cilën ka qenë kontrata.

“Lidhur me këtë temë unë si drejtor të nesërmen e kam informuar ministrin për masat që i kam marrë, kam shkarkuar menaxherin e kontratës së sigurimit fizik dhe është zëvendësuar me një menaxher tjetër, kam kërkuar takim urgjent dhe raport urgjent nga kompania me të cilën kemi kontratë, dhe brenda 24 orëve kam marrë raportin nga kompania. Ne nuk mund të suspendojmë punëtorët e kompanisë private por ata na kanë informuar se kanë suspenduar zyrtarët të cilët nuk kanë qenë në nivel të kryerjes së detyrës si dhe veprime të tjera operacionale përbrenda ShSKUK-së”, tregoi Krasniqi.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kërkoi që bordi i ShSKUK-së të jetë më aktiv dhe të ketë qasje profesionale për situatën pandemike.

“Bordi i ShSKUK-së duhet të jetë më aktiv dhe duhet të ketë një qasje më profesionale në angazhimin e tij për situatën pandemike, por edhe për shërbimet dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, nuk e kam të qartë ne kemi komunikim dhe kërkojnë siguri për menaxhmentin e ShSKUK-së, tash kam kërkuar edhe raport tre mujorë”, potencoi ministri.

Tutje, Zemaj tha se nuk ka ndonjë vendim nga menaxheri i ShSKUK-së që është paraqitur për të lejuar familjarët në klinikat ku trajtohen pacientët me coronavirus.

“Nuk ka ndonjë vendi sidomos nga Ministria e Shëndetësisë apo edhe nga menaxhmenti ShSKUK që mua më është paraqitur që mund të lejohen familjarët në klinikat COVID përpos rasteve që janë në protokollet dhe udhëzuesit të OBSh dhe IKShPK-së”, tregoi ai.

Kujtojmë se pas hulumtimit, Esat Tahiri, drejtori i kompanisë së sigurimit ‘Security Code’ ka suspenduar nga puna tre punëtorët e kësaj kompanie.

Vetëm sot në nivel vendi janë shënuar 345 raste të reja me coronavirus ndërsa 8 persona kanë vdekur brenda 24 orëve si pasojë e infeksionit.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

- Advertisement -

Lajmet e fundit

Zgjatet orari i lëvizjes për qytetarët, për gastronominë dhe qendrat tregtare

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCovid. Në vendimin e marrë nga...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -
Enable referrer and click cookie to search for pro webber