E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Pas bllokimit të rrugëve nga bora, fillojnë thumbimet drejt Shpend Ahmetit

Duhet lexuar

spot_img

Pasi shumica e rrugëve janë bllokuar për shkak të reshjeve të borës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Rrahmani përmes një postimi në Facebook, tha me ironi se Ahmeti po e ruan borën për ta mbushur lumin e Prishtinës.

Reagimi nga Eman Rrahmani erdhi pasi drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se në “Rrugën A” në Prishtinë do të ndërtohet një lum.

Ndërsa sa i përket gjendjes së rrugëve pas reshjeve të borës vlen të ceket se reshjet kanë shkaktuar probleme në qarkullim të automjeteve derisa kolona të gjata janë krijuar nëpër rrugët që dërgojnë në kryeqytetin e Kosovës.

Gjendje e rënduar e rrugëve është edhe në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrugën Prizren-Gjakovë, magjistralen Prizren-Prishtinë, dhe atë Pejë-Prishtinë.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img