E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Pas 22 viteve, nënës së dëshmorit i dorëzohet uniforma ushtarake e të birit

Duhet lexuar

spot_img

Në 22 vjetorin e rënies së Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Shefki Thaçit nga Rogova e Hasit, shoku i tyre i plagosur rëndë, Hamëz Kryeziu, i ka dorëzuar sot nënës Fetije, nënës së Enverit, si amanet e kujtim uniformën ushtarake të birit.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, teksa thotë se ndjen dhembje, mall e krenari në sytë e saj dhe te të gjithë neve që u ndodhëm në këtë moment të veçantë.

Postimi i plotë i Smajl Latifit:

Bashkëveprimtari i hershëm dhe bashkëluftëtari Enver Duraku, si i ri dhe student ishte pjesë e organizuar e lëvizjes çlirimtare (LKÇK) dhe së bashku me shokë luajti një rol aktiv për përgatitjen e luftës së armatosur për liri, i dëshmuar edhe në betejën e ashpër me armiqtë ku për 8 ditë e 8 netë luftohej intensivisht që nga Semetishti deri në Shkozë, do të merr plagë të rënda vdekjeprurëse bashkë me shokun e llogoreve Shefki Thaçin, u përjetësuan në altarin e lirisë.

Sot, në 22 vjetorin e Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Shefki Thaçit nga Rogova e Hasit, shoku i tyre i istikameve, i plagosur rëndë Hamëz Kryeziu, me respekt e ndjesi, ia dorëzoi nënës Fetije, nënës së Enverit, si amanet e kujtim, uniformën ushtarake të të birit, e cila ishte ruajtur me kujdesin më të madh.

Dhembje, mall e krenari në sytë e saj dhe te të gjithë neve që u ndodhëm në këtë moment të veçantë.

Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit, Enver Duraku dhe Shefki Thaçi!

 

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Scottie Pippen, vajton vdekjen e djalit të tij të parё Antron me mesazhe emocionale: ‘Jam zemёrthyer’.

Scottie Pippen, basketbollisti i njohur i ekipit nё NBA, Chicago Bulls vajton vdekjen e djalit të tij të parё...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img