Para takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat e landeve, në Gjermani po debatohet ashpër ndalimi i qarkullimit, që nënkupton një ndërhyrje tjetër masive të shtetit në të drejtat bazë të qytetarëve.
A do të kemi së shpejti ndalimqarkullimi në nivel federate, me qëllim të mospërhapjes së variantit të ri të virusit në Gjermani?
Sipas raportimeve në media gjatë fundjavës, me gjasë ka një ujdi për këtë mes zyrës së kancelares dhe kryeministrave.
Por pas diskutimeve politike dhe deklaratave të hënën, duket se ende është shumë e paqartë, se si duan ta pengojnë liderët politikë në Gjermani ashpërsimin e krizës së Coronës.
Një masë e mundshme
Para samitit të federatës me landet të martën (19.01), ministri i Financave, Olaf Scholz bëri fjalë për një mbyllje më të gjatë dhe të ashpër në Gjermani.
“Duhet të merren masa të tjera”, tha Scholz të dielën në mbrëmje për “Bild”.
Ai pret që mund të jenë “edhe 14 ditë të tjera që do të shtohen .
Nëse këtu do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, nuk është e qartë, sipas ministrit të Financave.
“Mendoj, se kjo është një masë e mundshme, por nuk është ajo që qëndron në radhë të parë”.
Infeksionet në Gjermani, me gjithë masat e ashpërsuara në javët e fundit janë ende në nivel të lartë.
Spitalet gjermane janë të mbingarkuara.