E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Paralajmëruan se do i japin materialet e konfiskuara, Specialja nuk ia dorëzon pajisjet OVL-UÇK-së

Duhet lexuar

spot_img

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale është penduar dhe se nuk i ka kthyer pajisjet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh në zyrat e OVL-UCK-së.

Gashi para mediave deklaroi se kanë shkuar për t’i marrë ato pajisje, mirëpo zyrtarët e Prokurorisë Speciale kanë thënë se nuk janë të gatshëm t’i kthejnë ato.

“Unë kam ardhur me kërkesë të shkruar, por këta kanë vendosur të mos na japin pajisjet. Ne kërkuam raport se çfarë kanë gjetur në pajisjet që janë konfiskuar më 25 shtator të viti të kaluar, kur fatkeqësisht, pa kurrfarë arsye është arrestuar Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Nuk janë të përgatitur, i kanë rënë pishman. Ne kemi kërkuar që së bashku me pajisjet të na japin një raport se çfarë kanë gjetur në ato pajisje”, ka thënë Gashi.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img