E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Pamjet që tronditën botën nga masakra e Reçakut 22 vjet më parë

Duhet lexuar

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Top 10 më të votuarit në zgjedhjet parlamentare 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për vitin 2021. Në këto zgjedhje, personi më i...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

22 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Madje, thuhet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-spati thënë Walker.

Më 26 mars, dy fshatrat Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e hekurt të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe. Këta të fundit vranë e dogjën 221 banorë, 64 prej të cilëve ende nuk u janë gjetur trupat. Pjesa më e madhe e të masakruarve ishin burra e djem të rinj. Nga kjo ngjarje makabre kanë mbetur 500 fëmijë jetimë e shumë gra të veja.

Dy ditë pas gjenocidit në Krushë, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta në Izbicë. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së.

Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi.

Më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -