E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Pamje nga qielli: Kështu duken disa nga ujërat më të ndotura në të gjithë botën

Duhet lexuar

spot_img

Rreth 4 miliardë njerëz përjetojnë mungesa të mëdha uji për të paktën një muaj në vit dhe rreth 1.6 miliard njerëz – pothuajse një e katërta e popullsisë së botës – kanë probleme për të hyrë në një furnizim të pastër dhe të sigurt të ujit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB kërkojnë ujë dhe kanalizime për të gjithë deri në 2030, organizmi botëror thotë se mungesa e ujit po rritet dhe më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në “rajone të stresuara” nga uji deri në 2050,

Një raport i vitit 2018 tregon se lumi Tame afër Denton në Britani të Madhe kishte nivelin më të keq të ndotjes nga mikro-plastikat, të regjistruar në atë kohë në botë

Një shembull i tillë është edhe Rio Tiete i cili rrjedh si një kanalizim i gjerë i hapur – që është lumi i qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo – është ndër më të ndoturit në vend.

Dy varka duke lundruar përmes mbeturinave në liqenin artificial Potpecko në Serbi

Mbi 100 kilometra të lumit konsiderohen “të vdekur ose shumë të ndotur për pothuajse të gjithë jetën detare”.

“Sa herë që bie shi dhe ka përmbytje, i gjithë fshati mobilizohet për të ndihmuar për të pastruar lumin”, kishte thënë një banor i Tarumajaya, në brigjet e lumit Pisang Batu – Indonezi – që mbart mbeturinat nga fshatrat në rrjedhën e sipërme.

Lumi i qelbur, i cili merr qindra ton ujëra të zeza të patrajtuara dhe mbeturina çdo ditë, është një njollë e zezë në qytetin më të pasur të Brazilit.

Rio Tiete i cili rrjedh si një kanalizim i gjerë i hapur është ndër më të ndoturit në vend. Mbi 100 km të lumit konsiderohen “të vdekur ose shumë të ndotur për pothuajse të gjithë jetën detare”. Lumi i qelbur, i cili merr qindra ton ujëra të zeza të patrajtuara dhe mbeturina çdo ditë, është një njollë e zezë në qytetin më të pasur të Sao Paolo, Brazil.

Por ky nuk është rasti i vetëm në botë.

Kështu, në prag të Ditës Botërore të Ujit të OKB-së më 22 mars, fotografët e Reuters përdorën dronë për të kapur imazhet dramatike të ujërave të ndotur në të gjithë botën.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img