E shtunë, 31 Korrik, 2021
No menu items!
spot_img

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Duhet lexuar

spot_img

Autoriteti palestinez ka anuluar një marrëveshje sipas së cilës Izraeli do t’ia jepte vendit të paktën një milion vaksina kundër COVID-19.

Sipas BBC, autoriteti tha se vaksinat e Pfizer janë shumë afër datës së skadimit.

Më herët, Izraeli tha se nuk kishte nevojë për një njësi të vjetra vaksinash dhe ato do të përdoreshin për të shpejtuar programin e vaksinimit palestinez.

Kështu, palestinezët duhej t’ia jepnin Izraelit një numër të ngjashëm vaksinash që ata prisnin nga Pfizer më vonë gjatë vitit.

Sidoqoftë, kur mbërriti njësia e parë e vaksinave nga Izraeli, zyrtarët palestinezë thanë se ato ishin shumë më afër datës së skadimit nga sa pritej.

Ata thanë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i përdorur ato dhe se marrëveshja ishte anuluar.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Masa të reja shkaku i coronavirusit – Udhëtarët duhet të tregojnë njërin prej këtyre dokumenteve për të hyrë në Gjermani

Nga kjo fundjavë, të gjithë udhëtarët që shkojnë në Gjermani do të duhet të tregojnë dëshmi të imunitetit ndaj...

Më shumë artikuj si kjo