E diel, 26 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Pakistani heqë ndalesën për përdorimin e TikTok

Duhet lexuar

spot_img

Agjencia rregullatore e medias e Pakistanit të enjten rivendosi përdorimin e TikTok, pasi një gjykatë e ndaloi atë javë më parë dhe u kërkoi autoriteteve të sigurojnë që ajo të mos ketë përmbajtje “vulgare”.

Gjykata në Peshawar kishte lëshuar ndalimin në 11 Mars pas ankesave në lidhje me praninë e pretenduar të “përmbajtjes imorale dhe të pahijshme” në aplikacionin e njohur të mediave sociale, raporton AP.

Të enjten, pasi u këshillua me agjencinë e medias, ajo e shfuqizoi atë, transmeton arbresh.info.

Në seancë dëgjimore, zyrtari i lartë i agjencisë Tariq Gandapur tha se ishte vendosur kontakti me TikTok për të siguruar bllokimin e atyre që ndajnë përmbajtje të pahijshme. Aplikacioni, në pronësi të ByteDance të Kinës, është shkarkuar pothuajse 39 milion herë në Pakistan.

Pakistani dhe Kina janë aleatë të ngushtë në rajon. Vitin e kaluar, Pakistani gjithashtu kishte bllokuar TikTok për 10 ditë për të njëjtën çështje.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo