E shtunë, 31 Korrik, 2021
No menu items!
spot_img

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Duhet lexuar

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Presidentja ka bërë të ditur se në fjalimin e saj para para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi, ka folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal,

“Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit. Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tone”, ka thënë Osmani.

Osmani ka pohuar se “ integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara”.

“Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Europian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave”, thotë mes tjerash ajo.

Gjithashtu, presidentja ka bërë të ditur se sot fillon Antalya Diplomatic Forum, ku së bashku me presidentë, kryeministra e ministra nga shumë vende të botës do të diskutojnë një sërë temash, nga sfidat e pandemisë e deri te sfidat e qeverisjes globale. /

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Zjarri në malet e Rugovës është lokalizuar por ende nuk është shuar, Policia apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Policia e Kosovës, KFOR-i me helikopterë, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë tjera relevante janë në Shtupeq të...

Më shumë artikuj si kjo