E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Osmani kërkon mbështetjen franceze për liberalizimin e vizave për Kosovën

Duhet lexuar

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, e cila e ka uruar për detyrën dhe i ka përcjell letrën e urimit të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në takimin e sotëm Presidentja Osmani ka potencuar nevojën për solidaritet ndërkombëtar për realizimin e prioritetit kyç të institucioneve të reja të Kosovës në menaxhimin e pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Osmani ka kërkuar nga shteti francez të mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke marrë parasysh se të gjitha kriteret lidhur me procesin e liberalizimit të vizave janë plotësuar nga institucionet e Kosovës.

Ambasadorja Butel ka konfirmuar përkushtimin e Francës për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejmë duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fusha të reja të interesit të përbashkët. Presidentja Osmani dhe ambasadorja Butel kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushat e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe ekonomisë.

Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren e Francës për përkrahjen të cilën shteti francez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka siguruar se orientimi strategjik i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img