E shtunë, 31 Korrik, 2021
No menu items!
spot_img

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Duhet lexuar

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se takimi me Erdogan ishte përmbajtësor.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkruan Osmani.

Ajo shtoi se e ka falënderuar presidentin turk “për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Zjarri në malet e Rugovës është lokalizuar por ende nuk është shuar, Policia apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Policia e Kosovës, KFOR-i me helikopterë, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë tjera relevante janë në Shtupeq të...

Më shumë artikuj si kjo