U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur ‘ditë të bardhë’, ditën që do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Osmani njëherësh është edhe pretendente për postin e presidentes,
“Ditë e bardhë sot”, shkruan Osmani në reagimin e saj në Facebook.
Ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë prej orës 10:00.
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.
Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës.
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Dhënia e betimit të deputetëve,
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Ndryshe, kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.