E shtunë, 25 Mars, 2023
No menu items!
spot_img

OBSH: Për 36 ditë kemi dhënë 28 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në 46 vende

Duhet lexuar

spot_img

Për 36 ditë rreth 28 milionë doza të vaksinave kundër coronavirusit në 46 vende kryesisht të pasura janë dhënë, ka bërë të ditur përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan.

Pavarësisht faktit që ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 nëpër botë, Ryan është shprehur i shqetësuar për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të coronavirusit në disa vende, transmeton Telegrafi.

Ai është ankuar se vaksinimi kryesisht po kryhet nëpër vendet e pasura.

“Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëzit me 28 milionë doza. Janë përdorur pesë lloje të ndryshme të vaksinave. Aktualisht vaksinimi po kryhet në rreth 46 vende të botës, ku 38 prej tyre janë vende të pasura – e vetëm një mund të cilësohet si vend i varfër”, ka shtuar Ryan.

“Ka vende që e duan vaksinën dhe kanë shumë nevojë për të, e nuk do ta marrin vetëm nëse e shpërndajmë më mirë. Duhet të mundohemi të gjithë”, ka shtuar Ryan.

Zyrtari i OBSH-së, ka theksuar se “kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë, që mund të jetë më i vështirë, duke e parë se sa shpejtë po përhapet COVID-19”.

Në raportin e fundit të OBSH-së, thuhet se rreth 5 milionë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë javës së kaluar.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo