E mërkurë, 14 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Njihuni me vajzën që i “dashuron” kafshët, mban 200 të tilla në shtëpi

Duhet lexuar

spot_img

Ajo nuk jeton dot pa kafshët dhe askush nuk e cenon dot marrëdhënien e tyre. E nuk bëhet fjalë për një, dy apo 5 të tilla por për plot 200 kafshë të llojeve e racave të ndryshme.

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

33-vjeçarja Adri Rachelle nga Atlanta, Georgia, shpëton nga rruga çdo kafshë që është e plagosur apo e braktisur në mëshirë të fatit. Ajo tashmë bashkëjeton me lopë, derra, qen, mace, dhi, pula, papagaj, kuaj e deri tek derrat apo zvarranikë të ndryshëm.

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

Çdo vit ajo shpenzon deri në 50.000 dollarë për kujdesin shëndetësor, për vizitat e nevojshme apo për ushqyerjen e tyre. Është shumë interesant fakti që ajo u ka vendosur kafshëve emrat e karaktereve të serialit “Lord Of the Rings”, duke qenë se e ka të preferuar.

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

Disa prej këtyre kafshëve kanë qenë shumë të keqtrajtuara apo të plagosura dhe asaj i janë dashur muaj të tërë që t’i bëjë shërbim por asnjëherë nuk është dorëzuar. Tashmë ajo ka krijuar një fermë të posaçme me ambiente të dedikuara për të gjitha llojet e kafshëve që ka mbledhur.

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

E pyetur nga media të ndryshme 33-vjeçarja ka treguar se shumica e kafshëve fillimisht frikësohen nga ajo, por më pas përshtaten kur e kuptojnë se aty është një vend i sigurt për të jetuar.

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

Adri, qëkur ishte fëmijë ka qenë e apasionuar pas kafshëve dhe është edukuar nga familja e saj për të treguar dashuri ndaj tyre.

Një ndër momentet e saj të preferuara është kur shikon papagajtë që komunikojnë me njeri-tjetrin për orë të tëra, duke plotësuar kështu nevojat e tyre.

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban

Për më shumë shikoni videon:



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Valdrin Sahiti përkrah Vjosa Osmanit: Ky vend po ecën përpara, vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, e ka kaluar mëngjesin e sotëm në presidencë, pranë Presidentes më të re...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img