Megjithëse duket se të pasurit kanë para për të blerë atë që duan dhe ata e bëjnë, duket se nuk është kështu.

Edhe më të pasurit mendojnë mirë për disa investime.

Këto përfshijnë, ndër të tjera, këto tri gjëra:

Blerjet spontane

Sado joshëse mund të duken disa gjëra, ka shumë njerëz të pasur që shumë rrallë blejnë spontanisht. Miliarderi dhe investitori Warren Buffett shpjegoi në një intervistë: “Nëse blini gjëra që nuk ju duhen, së shpejti do t’ju duhet të shisni gjërat që ju nevojiten”. Siç shkruan autori i ‘Eventual Mllionare’: “Unë kam takuar shumë milionerë që kanë celularë të vjetër, jo modelin e fundit”.

Gjërat që nuk zgjasin shumë

Gjëja tjetër për të cilën njerëzit e pasur rrallë shpenzojnë para janë gjërat që nuk kanë një afat të gjatë ruajtjeje. Në vend që të shpenzojnë vazhdimisht para në pajisjet e fundit si celular, etj., ata preferojnë të investojnë në një përvojë unike, shkruan KP.

Pagesa pasuese

Nuk ka rëndësi nëse është një faturë e harruar, një hua apo sigurim: askush nga ne nuk është i lumtur të paguajë faturat më pas – dhe e njëjta gjë vlen për të pasurit. Përkatësisht, çdo pagesë e mëpasshme është një barrë për buxhetin, dhe ka edhe norma interesi të panevojshme. Kjo është arsyeja pse njerëzit e pasur sigurohen që të paguajnë gjithçka në kohë.