E mërkurë, 19 Janar, 2022
No menu items!
spot_img

Një veturë Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

Duhet lexuar

spot_img

Një Tesla me shpejtësi kaloi nëpër një lagje të Floridës Jugore herët në mëngjes të shtunën, por nga shpejtësia e saj e madhe, ajo u përplas me disa makina të tjera dhe një shtëpi.

Pasojat: Një shtëpi e dëmtuar, disa makina të parkuara mjaft të dëmtuara dhe disa pemë po ashtu, në bllokun 6500 të Miramar Parkway, pranë Southwest 65th Avenue.

Sipas policit Oscar Mendoza i Departamentit të Policisë Miramar, përplasja ndodhi rreth orës 4:20 të mëngjesit.

“Tesla u largua nga rruga, duke goditur disa makina të parkuara dhe një shtëpi”, tha ai.

Forca e përplasjes ngriti një kamionçinë nga ku ishte parkuar para shtëpisë.

Shoferi u plagos dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Memorial.

Shtëpia, tha Mendoza, aktualisht nuk është e sigurt për tu banuar. Nuk ka detaje se sa njerëz ishin brenda shtëpisë në atë kohë, por nuk ka të lënduar të raportuar përveç shoferit.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo