E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Një tjetër incident në ushtrinë serbe: Po kryente një kërcim me parashutë, humb jetën ushtaraku serb

Duhet lexuar

spot_img

Një anëtar i Brigadës së Parashutistëve të ushtrisë së Serbisë ka humbur jetën të mërkurën pasdite, ndërsa po kryente një kërcim me parashutë.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Vranja.

Po sipas mediave serbe, aksidenti ndodhi kur parashuta e ushtarit dyshohet se u ngatërrua, por shkaku i vdekjes do të konfirmohet vetëm pas hetimit.

Mediat raportojnë se i riu jetonte privatisht në Nish dhe ai punoi në brigadën e parashutës që nga tetori i vitit të kaluar.

Siç bëhet e ditur, ky nuk ishte incidenti i fundit i këtij lloji në ushtrinë serbe.

Një tjetër gjithashtu kishte ndodhur në këtë njësi në dhjetor të vitit 2019, kur një anëtar, gjatë kërcimit të parë me parashutë, u ul në linjat elektrike të hekurudhës pranë aeroportit të Nishit, por që nuk u lëndua me atë rast



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img