E premte, 5 Mars, 2021
No menu items!

Nje recetë e ëmbël për vikend

Duhet lexuar

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

Në intervalin aktual, një nga modelet më të shpejta të Audi punon me energji elektrike. Ai ju lë pa...

Ja çfarë duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë e bukur nëse ju...

Ky është gabimi më i keq që mund të bëni kur përpiqeni të flini natën

Kur e kemi të pamundur të biem në gjumë, instinkti ynë i parë është që thjesht të qëndrojmë në...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Vikendi na gjen zakonisht në shtëpi, e për këto ditë ju prezantojmë një recetë për një ëmbëlsirë të lehtë për t’u pregaditur e poashtu edhe të shijshme për t’u ngrënë.

Përbërësit e duhur janë:

  • 50 gram biskota të bluara
  • 80 gram gjalpë
  • 6 lugë të gjellës miell
  • 800 ml qumësht
  • 100 gram sheqer
  • 1 qese e vogël sheqer vanilje
  • 50 gram qokolladë e bardhë për zierje
  • 200 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 100 gram sheqer
  • 100 ml ujë

Procedura e pregaditjes:

Në një tenxhere në zjarr shkrihet gjalpi e pastaj 6 lugë miell skuqen për 2 minuta duke e përzier që të mos mbetet mielli kokrra, i shtojmë 800 ml qumësht të ftohtë, 100 gram sheqer, sheqer vanilje si dhe qokollada e bardhë dhe deri të fillojë të vlojë vazhdimisht e përziejmë

Marrim 6-8 enë për ëmbëlsira (pjata pudingu) në të cilat hedhim së pari nga një lugë biskota të bluara. Pastaj me garuzhdë përmbi biskota mbushen enët me kremën e përgaditur paraprakisht.

Pasi t’i mbushim i lëmë të ftohen dhe në anën tjetër përzieni 200 ml qumësht dhe një lugë niseshte, e në një tigan hidhni 100 gram sheqer dhe mos e trazoni deri sa të filloj të shkrihet. Shtoni 100 ml ujë në tiganin ku është shkrirë sheqeri e pastaj përzieni deri sa të tretet uji në sheqer. Shtoni qumështin e përzier me niseshte dhe përzijeni me kujdes deri sa të shkrihet sheqeri përsëri. Mos u shqetësoni kur të bëhet një copë e madhe e fortë masa e sheqerit sepse do të shkrihet.

Nga masa e fituar me sheqer, qumësht, ujë e niseshte shtoni nga 3 lugë gjelle në enët me kremin e ftohur. Përsëri lëreni të ftohen për 1 orë e pastaj ju bëftë mirë.

Kështu duken në fund:

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përshpejtimi i kësaj Audi është e mbinatyrshme

Në intervalin aktual, një nga modelet më të shpejta të Audi punon me energji elektrike. Ai ju lë pa...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -