Sot (e martë) janë bërë një muaj që nga vdekja e Nënës së muzikantëve të njohur shqiptarë, Robert e Patris Berisha.
Të njëjtit kanë rikujtuar të ëmën e tyre, Teutën, me anë të postimeve në rrjete sociale.
Patrisi dhe Roberti nuk munguan me dedikime prekëse, ndonëse njoftuan se kaloi vetëm një muaj.
“1 muaj pa ty”, shkroi në anën tjetër Roberti në një fotografi krah të ëmës në InstaStory, bashkangjitur një ‘emoji’ me zemër të thyer.
“1 muaj pa ty oj shpirt i bardhë. Më mungon çdo ditë më shumë e më shumë”, ka shkruar Patrisi në Facebook.
Nëna e dyshes së famshme,Teuta, ndërkohë thuhet se vuante prej kohësh nga një sëmundje.