E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
No menu items!
spot_img

Nisen për në Kosovë kufomat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci

Duhet lexuar

spot_img

Trupat e pajetë të 10 bashkatdhetarëve tanë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga aksidentin e autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, tashmë janë nisur për në Kosovë.

Bartjen e kufomave po e bëjnë automjetet e kompanisë “Pikëllimi” me seli në Gjermani.

Bashkatdhetari Fatmir Elezi, pronar i kompanisë, gjatë ditës kishte shprehur gatishmërinë e tij që të dhjetë trupat e pajetë të bashkatdhetarët që humbën jetën sot në aksidentin tragjik në Kroaci, t’i bartë për në Kosovë me shpenzimet e tij.

Trupat transportohen përmes Kroacisë, për në Malin e Zi-Shqipëri, për të arritur në mëngjes në Kosovë.

Nga aksidenti rrugor në Sllavonski Brod, kanë vdekur dhjetë persona me prejardhje nga Kosova, ndërkaq janë lënduar edhe 40 të tjerë.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Autoritetet kroate kanë thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar ishte duke vozitur autobusin në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo