E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Nis shpërndarja e shujtave ushqimore për nxënësit e klasave parafillore

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtoreshën komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, kanë bërë shpërndarjen e shujtave të para për nxënësit e klasave parafillore dhe klasave 1-5 në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” Zhur dhe “Meto Bajraktari” Reçanë.

Duke e cilësuar këtë projekt si tejet të rëndësishëm, kryetari Haskuka deklaroi se brenda këtyre shujtave ushqimore, përfshihen kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës, si dhe nga një qumësht një herë në javë.

Haskuka njoftoi se do të vazhdojë të punojnë në të mirën e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve, të cilët janë bazamenti i një të ardhmeje të ndritur për shtetin.

Ndërsa, drejtoresha Thaçi-Vezgishi theksoi se shpërndarja e këtyre shujtave do të jetë një lehtësim ekonomik për prindërit, si dhe barazi sociale për 13.036 nxënës të klasave parafillore dhe klasave 1-5 në secilën shkollë të komunës së Prizrenit.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Angelina Jolie zbulon “të vërtetën” për mënyrën se si divorci nga Brad Pitt ndikoi në synimet e saj në karrierë

Angelina Jolie diskutoi për rolin e saj të ardhshëm në Those Who Wish Me Dead (Ata që më dëshirojnë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img