E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Neuropsikiatri Rexhepi: Do ta harrojmë pandeminë kur të fillojmë të merremi me problemet e shëndetit mendor

Duhet lexuar

spot_img

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar edhe në shëndetin mendor të qytetarëve të Kosovës. Kjo vjen si rezultat i rritjes së rasteve të cilët janë duke u trajtuar për shërim të shëndetit mendor në vend.

Sami Rexhepi, drejtor dhe neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, ka ‘ngritur alarmin’ se problemi më i madh për qytetarët do të shfaqet atëherë kur të përfundojë pandemia.
“Tash e një vit qytetarët e Kosovës janë duke funksionu nën një saç të madh, i cili është i nxehtë e me plot prush, dhe ne jemi duke funksionu me këtë periudhë psikologjike shumë të egër. Kemi me harru pandeminë kur të fillojmë me u marrë më pasojat e problemeve të shëndetit mendor prej kësaj pandemie”, ka theksuar ai

Rexhepi potencoi se popullata e Kosovës vetëm se ka qenë në traumë nga lufta e vitit 1998/1999 dhe trauma është rikthyer përsëri me shfaqjen e pandemisë.“Problemi më i madh ka me qenë me ballafaqimin e çrregullimeve pas stresit traumatik pasojat e të cilit ne po i pësojmë edhe tash të luftës ’99, po flasim për një sëmundje e cila është e pashërueshme. Ne vetëm mund të funksionalizojmë personin por jo me thënë që është shëru”, tregoi neuropsikiatri.

Ai thotë se vetëvrasjet në Kosovë vazhdimisht kanë qenë në rritje.

“Vetëvrasja gjithë kohën ka qenë në rritje në Kosovë. Nuk është se s’kanë pare as pse kanë pare, por arsyeja kryesore është në popullatën tonë janë krijuar pritje shumë të mëdhaja dhe kur krijohen pritje të mëdha atëherë dëshpërimi dhe zhgënjimi është shumë i madh”, tregoi ai.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

‘Basic Instinct’ i vitit 1992 restaurohet nё 4K nga Studiocanal

Studiocanal ka porositur restaurimin me teknologjinё 4K të trillerit erotik të Paul Verhoeven tё 1992 ‘Basic Instinct’, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img