E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Nëntë viktima dhe 548 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Duhet lexuar

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 9 persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar edhe 548 raste të reja me këtë virus.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 73,048 raste nga 329,900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,649 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61,986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9,413.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë”, thuhet në njoftim.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Nё serialin “How I Met Your Mother” tani kёrkohet tё dihet se kush ёshtё babai

Seriali vazhdues i ‘How I Met Your Mother’ me protagonisten Hilary Duff do tё bёhet me titullin "How I...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img