E premte, 22 Tetor, 2021
No menu items!
spot_img

Nëngrupi i Plisave ‘Muhaxhert Prishtinë’ sot feston 15 vjetorin e themelimit

Duhet lexuar

spot_img

Grupi i tifozëve Plisat kanë nëngrupet e tyre në shumë lagje të kryeqytetit. Njëri nga këto nëngrupe i quajtur Muhaxhert Prishtina, sot feston 15 vjetorin e themelimit të tyre.

Ky nëngrup i themeluar 15 vite më parë u formua si dëshirë e djelmoshave për të ndjekur ndeshjet futbollistike dhe ato në basketboll të KF Prishtina. Këta djem të lagjes së Muhaxherëve të kryeqytetit themeluan nëngrupin ‘Muhaxhert Prishtina’ i cili u ngrit nën hijen e grupit Plisat.

Ndeshja e parë si nëngrup ishte ajo kundër Pejës, finale në basketboll, e si falënderim i kësaj pjesëmarrje nëngrupi arriti ta festojë edhe trofeun e parë. Interesimi për të rritur nëngrupin u shpreh me anë të pregaditjes së  materialeve me të cilat do të marrin pjesë në çdo ndeshje, e kjo gjë filloi në ndeshjen e dytë kundër Besës ku nga nëngrupi Muhaxhert Prishtina u pregaditën flamurat dhe transparenti i parë ku u vendos një skelet me mbishkrimin Muhaxhers Plisat Qeli. Të vendosur në pjesën jugore të fushës asokohe, këtij nëngrupi i’u bashkuan edhe e gjithë shkolla Naim Frashëri.

Gjatë këtyre viteve, ky nëngrup bashkë me Plisat ishin prezent dhe në përkrahje të Kombëtares e edhe në ndeshjet e ekipeve të qytetit të Prishtinës.

Postimet në faqet e tyre në Facebook, ata i përcjellin me shkrimet ‘Nga ti Prishtinë, vdekja na ndan’.

Urime të gjithë pjesëtarëve të nëngrupit Muhaxhert Prishtina, 15-vjetori i themelimit. \inkosova\

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo