E diel, 26 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Në Shqipëri do të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca

Duhet lexuar

spot_img

Shefja e Komitetit teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli tha në emisionin Open të Top CHannel se në Shqipëri do të vazhdohet procesi i vaksinimit me dozat e AstraZeneca në një kohë që OBSH dhe EMA nuk deklarojnë për të kundërtën.

“Ky është vendimi i ekspertëve për ata që merren me vaksinën, komiteti duke parë situatën, ka vendosur që të vazhdojë. Përderisa OBSH dhe EMA thonë se benefitet janë më të mëdha se rreziqet, është vendosur të vazhdohet vaksinimi me AstraZeneca”, ka thënë Rakacolli.

Ndryshe, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se do të publikojë një konkluzë dhe rekomandime të mundshme të enjten kur bëhet fjalë për përdorimin dhe efektet anësore të mundshme të vaksinës AstraZeneca kundërCOVID-19.
“Ndërsa hetimi vazhdon, ne ende besojmë fuqishëm se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e infeksionit COVID-19 dhe shtrimin në spital janë më të mëdha sesa rreziqet e efekteve anësore,” tha sot drejtoresha ekzekutive e EMA-s, Emere Cook.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo